Kolona deri në 500 metra te Dheu i Bardhë – pritje deri në 90 minuta për hyrje

Aktuale

Kolona deri në 500 metra te Dheu i Bardhë – pritje deri në 90 minuta për hyrje

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 23:56
Pika kufitare te Dheu i Bardhë

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë rritur dukshëm, veçanërisht në hyrje te Dheu i Bardhë, ku kolona ka arritur deri në 500 metra. Udhëtarëve që presin për të hyrë në Kosovë, u duhet të kalojnë deri në 90 minuta në pritje.

Në dalje nga kjo pikë kufitare, kolona është më e shkurtër, rreth 250 metra, por edhe aty ka vonesa të konsiderueshme.

Ndërkohë, në pikëkalimet kufitare në Vërmicë dhe Muçibabë, pritjet luhaten nga 20 deri në 30 minuta.

Image
Pritjet

Pikat tjera kufitare aktualisht janë më të qeta dhe nuk raportohet për pritje të gjata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat