Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ashpër ndaj protestës së OVL-UÇK e cila do të mbahet ndaj procesit gjyqësor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ajo këtë protestë “kundër padrejtësisë”, e ka cilësuar si një “shportë bosh”, të mbushur me interesa personale dhe politikë të vonuar.
Në një postim Facebook, Berisha i bëri një analizë të hollësishme motivimeve që qëndrojnë prapa protestës dhe i adreson me tone të forta personat që po paraqiten si mbrojtës të të burgosurve në Hagë, përcjell “Bota sot”.
Sipas saj, protesta është një akt teatral dhe folklorik që nuk përfaqëson drejtësinë, por tenton të mbulojë fajet morale të disa politikanëve që dikur kanë kontribuar në ndëshkimin e të njëjtëve persona për të cilët sot derdhin lot.
Ajo vë në dukje se vetë shteti i Kosovës, me taksat e qytetarëve, ka financuar avokatë elitarë për mbrojtjen e të akuzuarve, duke argumentuar se kjo është mënyra më e denjë për të dëshmuar pafajësinë – jo protesta të ngarkuara me simbolikë nacionaliste apo emocione të shtira publike.
Në reagimin e saj, Berisha i përmend me emra pa i emërtuar, figurat politike që në të kaluarën kanë qenë kritikët më të ashpër të të burgosurve dhe tani dalin si “vajtorë” për fatin e tyre, duke ironizuar sjelljen e tyre të kthyer në një akt të dobët teatror: “Kur qan për ty ai që të quante ‘komandant i Bllacës’, qaj moj zemër!”
Shkrimi i plotë
Performanca e Padrejtësisë!
- 'Protesta kundër padrejtësisë' është një shportë bosh, ku secili e mbush me interesin e vet!
Padrejtësi e kujt?
- Në thirrjen e protestës, nuk shkruan!
Padrejtëai ndaj kujt?
- Në thirrjen e protestës nuk shkruan.
Pse nuk shkruan?
- Sepse, nuk janë të sigurt që është padrejtësi!
- Nuk ia kanë vënë mbiemrin cilësor, se pastaj...duhet ta dëshmojnë padrejtësinë...!
- Hashim Thaçin, mendoj, e kanë lëshua nervat.
Prandaj, ka nevojë për 'vajtorë' të fatit të tij, anipse ai duhet ta dinte se vajtimi është performancë folklorike, dhe nuk i ndihmon asgjë.
- Atij dhe secilit i mjafton pafajësia.
Dhe pafajësia nuk mund të projektohet, edhe kur padrejtësia privatizohet.
- Është e dhimbshme kur bëhesh të të qajnë ata që të krijuan si 'monstrum'.
- Ndjej se kjo 'protestë kundër padrejtësisë' tregon prognozën e 'dhimbshme' të politkanëve për të burgosurit e Hagës...
dhe prandaj thërrasin për protestë,
sepse e kanë realizuar dëshirën e tyre që t'i shohin aty ku kanë dashur kundërshtarët e tyre.
- Si ndodhi që arniqësinë e tyre në liri, burgu ua shndërroi në dashuri!
-Nuk ndodhi!
Janë ata që kanë qenë mes vete: armiq.
- Kur 'qan' për fatin tënd ai që të quante 'komandant i Bllacës'!
Qaj moj zemër!
- Kur t'i fshin lotët ai që të akuzonte për 'vrasjen' e aktivistëve të tij të LDK-së!
'Mbytu' në legen!
- Kur protestojnë për ty budallenjtë, që ua pave sherrin!
Luaj me letra të dehura, më mirë.
- Askush s'e mohon dhimbjen individuale, 'mo Zot....
por Politikanët, sidomos ata që ndjehen 'fajtorë' për fatin e të burgosurve po e shfrytëzojnë 'protestën kundër padrejtësisë' që 't'i lajnë mëkatet' e tyre ndaj të burgosurve dhe të duken sikur, oh...janë mërzitur shumë.
- Dashuria që vjen vonë....
është e rrejshme.
Në Mitrovicë flitet për një legjendë se si ai që e ka projektuar burgun e qytetit, pasi që e ka përfunduar punën, ka ecur nëpër të dhe nuk ka ditur ta gjejë derën të dal...
dhe sipas legjendës, nga pendimi, e ka mbytur veten.
- Njeriu shpeshherë e ndërton burgun e vet me duart e veta;
- E lë veten në vetmi, kur është i rrethuar me më më së shumti dashuri;
- Duron kur ka më së shumti arsye të rebelohet;
- Rri pa gjumë, për të ikur nga ëndrrat;
dhe
- Hesht kur ka më së shumti për të thënë.
- Atyre, nuk u duhet folk-protesta, që ndodh një herë për pesë vjet, atyre u mjafton të jenë të
pafajshëm.
- Atyre, nuk u duhet marketing emocional...
atyre u duhet të jenë të
pafajshëm.
- Atyre nuk u duheni Ju.
Atyre u duhet të jenë të pafajshëm.
- Se Evropa s'është mesjetare, aman, që të fabrikojë faje!
Edhe nëse me qejf do të ishte e tillë...nuk guxon të duket.
- Shqiptarët sot protestojnë kundër Dhomave të tyre të Posaçme në Gjykatën Speciale në Hagë, duke e paragjykuar një fund 'të palavdishëm'!
- Se, Evropa nuk mund të lejojë Gjykatë që i shkel të drejtat e njeriut.
Nëse mund të ndodhte kjo, shteti i Kosovës do të duhej që me fakte ta dëshmonte këtë para botës!
- Kush ua ndalon ta dëshmoni padrejtësinë e Hagës!
Protesta nuk është dëshmi!
- Me çka e dëshmoni padrejtësinë e Hagës?
Me fjalë boshe?
- Protesta....
Është një shportë bosh, ku secili e mbush me interesin e vet!
- Shteti i Kosovës, me tatimet tona, atrye ua paguan milionat për avokatët elitarë.
- Kaq mjafton për ta dëshmuar pafajësinë.
- Populli shqiptar ka protestuar çdo ditë 'kundër padrejtësisë' së projektuar, duke ua paguar të burgosurve (me tatimet e veta) avokatët elitarë.
- Pafajësisë i mjafton vetvetja, nuk i duhet defi, plisi, poezia, dashuria e vonuar...e rrejshme.
-Më e mirë, urrejtja...se kjo farë dashurie e shtirur...e burrave që rrejnë.
- Veç 'fajtori' ka nevojë për kët...
për performacë dhe për teatër amator.
P.S. Në daç protesto, në daç mos protesto!
Njësoj.
I Pafajshmi do të fitojë!
Dhe Pafajësia është e heshtur...sepse nuk ka çfarë të dëshmojë!
* Redaksia e portalit nuk mban qëndrim për përmbajtjen e opinionit të autores. Për më shumë, vizitoni postimin origjinal në Facebook.