Pezullohen nga puna katër zyrtarë, Gjorgje Radomireviq arratiset nga burgu i Mitrovicës

Aktuale

Pezullohen nga puna katër zyrtarë, Gjorgje Radomireviq arratiset nga burgu i Mitrovicës

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 21:19
Gjorgje Radomiroviq

I kishte edhe 3 vite e shtatë muaj burgim.

Por, një i dënuar në qendrën e paraburgim në Mitrovicë të veriut, shfrytëzoi kohën sa ishte duke punuar në punëtorinë brenda Qendrës së Paraburgimit për tu arratisur.

I burgosuri, Gjorgje Radomiroviq që vjen nga komuniteti serb që nga e enjtja është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se për këtë rast janë pezulluar nga puna drejtori i Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë dhe tre zyrtar të tjerë.

“Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri D.R. I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim”.

Në lëvizje për gjurmët e Gjorgje Radomiroviq është vënë Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriu, Veton Elshani thotë se po përdorin mënyra të ndryshme për arrestimin e personit.

Elshani tregoi edhe veprat penale që ka kryer Radomiroviq.

Gjorgje Radomiroviq u arrestua në vitin 2014.

Ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat