Familja e Haki Imerit, ka reaguar ndaj raportimeve për takimin e Richard Grenell me Dodikun dhe intervistës së tij me median në Kosovë.
Ata thonë se Grenell po kërkon punë te Dodiku, gjersa bëjnë një intervistë pyetje përgjigje ‘të imagjinuar’ me të.
Shkrimi i plotë:
-Grenelli po kerkon pune te Dodiku..
-Nje 'Interviste' ekskluzive me Richard Grenell emisari pa titull ,dhe pa administratë..
-Gazetari: Z. Grenell, mirë se erdhët. Si ndiheni në këtë vizitë në Ballkan?
-Grenell: Faleminderit, ndihem… shumë i rëndësishëm..
- Po eci nëpër rrugë dhe njerëzit më shikojnë me kuriozitet.
-Gazetari: Mbase sepse keni tri ditë që mbani të njëjtin kostum…
-Grenell: Jo, jo… sepse jam “Emisari Special i Administratës Trump”!
-Gazetari: Po administrata Trump nuk te ka brenda ..
-Grenell: Epo, detaj teknik… unë jam si një film i vjetër që ende luhet në ndonjë televizor lokal..
-Gazetari: Na tregoni, çfarë biseduat me Dodikun?
-Grenell: Diskutuam për paqen, stabiliteti, shperberjen e Gjykates Speciale dhe ne fund me dha recetën e rakisë ..
-Gazetari: Thonë se po punoni për të shpërbërë Gjykatën Speciale.
-Grenell: Jo, jo… unë thjesht po loz ping-pong me keta qe jane n'burg per 'krime' te imëta..
-Gazetari: Po Vuçiqi, çfarë roli ka në këtë turin tend?
-Grenell: Ai më dërgon sms çdo mëngjes: “Thuaju që Trump më merr seriozisht”.
-Por ç'eshte e verteta se Trump nuk ma hap telefonin me ..
-Gazetari: E megjithatë ju shfaqeni në televizione duke dhënë intervista.
-Grenell: Po, është taktike pune . Më ftojnë, më nxjerrin në korridore, më japin një mikrofon… dhe unë flas. Shpesh nuk di për çfarë, por flas.Tash isha ne Klan Serbija..
-Gazetari: Z. Grenell, pyetja e fundit: cili është qëllimi juaj aktual?
-Grenell: Mbase nje dite mund ta takoi edhe Ramazan Kadyrovin e Sami Lushtakun ..