“Bandat, narkotrafikantët, fajdexhitë… lidhje me pushtetin”, Rexhaj i përgjigjet Tahirit: Nuk ka sens, është një gënjeshtër

Aktuale

“Bandat, narkotrafikantët, fajdexhitë… lidhje me pushtetin”, Rexhaj i përgjigjet Tahirit: Nuk ka sens, është një gënjeshtër

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 22:32
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar ndaj akuzave të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili gjatës ditës e cilësoi gjendjen e sigurisë në vend si pasojë të lidhjeve të pushtetit me bandat kriminale.

Rexhaj tha se pretendimet e Tahirit nuk kanë asnjë bazë dhe i quajti ato “një gënjeshtër”.

“Ajo çfarë ka deklaruar ish-shefi i GP të PDK-së nuk ka sens dhe mendoj që është një gënjeshtër. Pra, e keni parë që ambasada shqiptare ka qenë në organizim dhe personi i apostrofuar aty, nuk ka dal në fotografi vetëm më kryeministrin Kurti… e dyta nuk kemi asnjë mekanizim mbrojtës, i cili detekton ata që kanë vepra kriminale, janë kriminel, fajdexhi apo çfarëdo qoftë.

Që na afrohen dhe dalin në fotografi me ne…”, ka thënë Rexhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat