Situata me zjarret, drejtori i AME’së dhe ai i policisë mbajnë sot konferencë për media

Aktuale

Situata me zjarret, drejtori i AME’së dhe ai i policisë mbajnë sot konferencë për media

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave mban sot në ora 11:00 konferencë për media

Agjencia për Menxhimin e Emergjencave sot do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00. Në konferencë do të marrin pjesë drejtori i AME’së Genc Metaj dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha.

Konferenca do të mbahet lidhur me situatën me zjarret në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë konferencë për media, ku do të flasin për situatën me zjarre në Republikën e Kosovës.

Në këtë konferencë do të flasin, drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Genc Metaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kosovës z. Gazmend Hoxha.

Konferenca mbahet sot, 13 Gusht 2025 dhe fillon në ora 11:00.

Konferenca mbahet në hollin kryesor të  Agjencisë për Menaxhimit Emergjent MPB, adresa: Rr. Dëshmorët e Gollakut 483, 10000 Hajvali, Prishtinë.

Ftohen mediat që të marrin pjesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat