Ramadan Morinës i caktohet masa e paraburgimit, dyshohet për krime lufte në Burim të Malishevës

Aktuale

Ramadan Morinës i caktohet masa e paraburgimit, dyshohet për krime lufte në Burim të Malishevës

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 08:22 Përditësuar në ora: 11:59 më 14.08.2025
Ramadan Morina

Një muaj paraburgim Ramadan Morinës, i dyshuar për masakrën në Burim të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës, të akuzuarit për pjesëmarrje në masakrën në Burim të Malishevës.

Prokurori special, Kastrioj Memaj e as avokati i të pandehurit, Arianit Koci, nuk u deklaruan pas seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

“R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, tha Prokuroria më herët, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Seanca mbahet e mbyllur për media.

------

Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, pritet të paraqitet sot para gjykatës.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, ai tashmë ka mbërritur në ambientet e gjykatës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

Morina është arrestuar ditën e martë dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimiz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat