Ambasadori gjerman: Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi

Aktuale

Ambasadori gjerman: Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 18:24
Kuvendi i Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë muajit prill se ‘nëse dështon ekipi, zëvendësojeni dikë nga ekipi’.

Ai u shpreh se edhe e ka të njëjtën shprehje, por sipas tij “pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi”.

“Siç e kam sugjeruar në muajin prill ku kam thënë duke përdorur analogjinë e futbollit se nëse ekipi i juaj nuk është i suksesshëm, zëvendësojeni dikë nga ekipi. Ende e kam po të njëjtën thënie sepse ende e kemi të njëjtin problem.

Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi sepse unë i di reagimet e opozitës, ata kanë thënë se do të votojnë qeverinë përderisa të jenë anëtarë të kabinetit”, u shpreh Rohde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat