Familja e Haki Imerit: Parlamenti s’ka vend për njerëz me duar të përgjakura – Kurti, Gërvalla e Peci në betejë për çkapjen e shtetit

Aktuale

Familja e Haki Imerit: Parlamenti s’ka vend për njerëz me duar të përgjakura – Kurti, Gërvalla e Peci në betejë për çkapjen e shtetit

Nga: A.SH Më: 20 gusht 2025 Në ora: 11:15
Albin Kurti, Donika Gërvalla, Faton Peci

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku kërkohet ndarja e politikës nga praktikat e vjetra dhe dënimi i krimit në institucionet e Kosovës.

Në postim thuhet se në Kosovë ende sundon një stil i vjetër politik, ku patriotizmi i rremë shitet si mall, ndërsa qytetarët shpesh bien pre e mashtrimeve.

“Dikush quhet ‘patriot’, dikush tjetër ‘tradhtar’, sipas kutit të atyre që e kanë ngjitur pushtetin me intriga. Ky stil i vjetër është helm për demokracinë. Qytetari i shekullit XXI nuk ka pse të mendojë me kokën e një komandanti-politikani të korruptuar, që pas luftës u bë milioner duke zhvatur shtetin. Ai duhet të mendojë me kokën e vet”, thuhet në reagim.

Familja Imeri ka theksuar se në Parlamentin e Kosovës nuk duhet të ketë vend për persona me duar të përgjakura, duke theksuar se prania e tyre e dëmton imazhin e vendit në sytë e Perëndimit.

“Derisa kriminelët të ulen aty, Perëndimi do të na shohë si një shoqëri të papastër, që ka nevojë për gjykata speciale të pafundme”, thuhet më tej.

Postimi i plotë:

Miq,

-Në Kosovë politika duhet të ndahet nga oda dhe ndeja.

- Aty ku pihet çaj rus, rakia e fshatit dhe shiten fjalë boshe patriotizmi, qytetari mashtrimet i ha si bukë.

-Dikush quhet “patriot”, dikush tjetër “tradhtar” – sipas kutit të atyre që kanë ngjitur pushtetin me intriga.

-Ky stil i vjetër është helm për demokracinë.

- Qytetari i shekullit XXI nuk ka pse të mendojë me kokën e një komandanti-politikani te korruptuar, që pas luftës u bë milioner duke zhvatur shtetin.

- Ai duhet të mendojë me kokën e vet.

-Parlamenti i Kosovës nuk duhet të ketë vend për njerëz me duar të përgjakura, për ata që kanë urdhëruar apo kryer krime.

- Derisa kriminelët të ulen aty, Perëndimi do të na shohë si një shoqëri të pa-paster, që ka nevojë për gjykata speciale të pafundme.

-Shumica e atyre që sot rrinë në opozitë, dikur sunduan me krim, kapën drejtësinë dhe ushqyen organizata e korrupsioni.

- Këtë fenomen ,e shohim te gjithë, dhe kudo , në Kosovë .

-Tani, Albin Kurti, e Donika Gërvalla Faton Peci janë në betejë për ta çkapur shtetin..

-Dhe kjo është beteja e vetme që ia vlen të fitohet..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat