Izmaku: Derisa kompromisi nuk shihet si vlerë, por si ligësi, s’kam shpresa për zgjidhje

Aktuale

Izmaku: Derisa kompromisi nuk shihet si vlerë, por si ligësi, s’kam shpresa për zgjidhje

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 11:08
Xhevahire Izmaku

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka folur para seancës konstituive.

Ajo u shpreh se derisa  kompromisi nuk shihet si vlerë, por si ligësi, Izmaku tha se nuk ka shpresa për zgjidhje.

“Unë si deputete, derisa e shoh që ky lidership, duke përfshirë partinë e parë që doli fituese në këto zgjedhje, por edhe krerët e partive tjera politike, nuk e shohin kompromisin si një vlerë në demokraci, por e shohin si një ligësi.

Unë nuk kam shpresa më që do të ketë një zgjidhje”, u shpreh tutje ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat