Mekuli ‘shpërthen’ pas vendimit të PZAP: Lista Serbe është ‘Hezbollahu’ i Kuvendit!

Aktuale

Mekuli ‘shpërthen’ pas vendimit të PZAP: Lista Serbe është ‘Hezbollahu’ i Kuvendit!

Nga: A.M. Më: 25 gusht 2025 Në ora: 07:35
Publicisti Gëzim Mekuli

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të PZAP-it (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) për të certifikuar pjesëmarrjen e "Listës Serbe" në zgjedhjet në Kosovë.

Mekuli e sheh këtë vendim si një goditje të rëndë për sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

Ai e sheh këtë vendim si jo vetëm legjitimim të një subjekti politik që, sipas tij, punon kundër shtetësisë së Kosovës, por edhe si një simbolikë e dhimbshme e rënies morale dhe institucionale të shtetit, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

PZAP ngulë gozhda në arkivolin e Republikës së Kosovës. A ju paskan tutë fort a? Presion nga ambasadokracia, lakmia apo nga Serbia? Të certifikosh sot "Listën Serbe" është të rehabilitosh edhe Radoiçiqin; është lëkundje e arkivolit të Afrim Bunjakut dhe e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Një subjekt që s’e njeh shtetin tonë, që lufton për mos formimin e ushtrisë së Kosovës dhe për ruajtjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, e që lavdëron Vuçiqin dhe glorifikon kriminelët e luftës, nuk mund të jetë pjesë e demokracisë. Ncuk! Lista serbe është "hezbullahu" në Kuvendin e Kosovës. PIKË! Rehabilitojeni tash edhe Millosheviqin, o dështaka! Phu he depsëza, seq po i ngulni gozhda arkivolit të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat