Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit – kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të

Aktuale

Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit – kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 16:08
Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë nuk po sheh zgjidhje institucionale.

Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, ai tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu.  Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde duke u përgjigjur në pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme.

“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat