Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, Kurti e cakton Hysen Durmishin si ministër në detyrë të Infrastrukturës

Aktuale

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, Kurti e cakton Hysen Durmishin si ministër në detyrë të Infrastrukturës

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 17:54
Hysen Durmishi

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Hysen Durmishin si ushtrues të detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Liburn Aliu dha dorëheqje gjatë ditës nga posti i ministrit, pasi tha se nuk ishte i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar kuvendi.

Dorëheqjen e Aliut e ka komentuar gjatë ditës Durmishi.

Ai tha se Aliu nuk është deputet, s’ka qenë kandidat për deputet dhe nuk është anëtar kryesie në VV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat