Kryeziu pas dështimit të seancës: Shtetin e kanë kapur dhe po e mbajnë peng 120 hajgarexhi të pandërgjegjshëm

Aktuale

Kryeziu pas dështimit të seancës: Shtetin e kanë kapur dhe po e mbajnë peng 120 hajgarexhi të pandërgjegjshëm

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 12:46
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas dështimit të vazhdimit të seancës.

Ai ka thënë se “shtetin e kanë kapur dhe po e mbajnë peng 120 hajgarexhi të pandërgjegjshëm”.

“Pse këta hajgarexhi po refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin dhe po e ndalojnë zhvillimin e shtetit?

Çfarë peshe ka një nënkryetar i Kuvendit, pavarësisht etnisë apo bindjeve, që një Republikë të mbahet peng për të? Në një vend ku qytetaria dhe përgjegjësia do të kishin vlerë, vendi i këtyre “kapësve të shtetit” do të ishte në kontinjerin e bërrllogut – ashtu siç ndodh në disa shtete tjera.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat