Shoqata për Kërkim-Shpëtim fillon misionin për gjetjen e një personit të zhdukur në Klinë

Aktuale

Shoqata për Kërkim-Shpëtim fillon misionin për gjetjen e një personit të zhdukur në Klinë

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 23:23
Ilustrim

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se nga sonte do të zhvillohet një operacion kërkimi në fshatin Ujë Mirë, Komuna e Klinës, për gjetjen e personit të zhdukur Ismet Millaku.

Sipas njoftimit, takimi i ekipeve dhe vullnetarëve është paraparë të mbahet në Milloshevë, në orën 23:00.

Shoqata ka ftuar të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar dhe të bashkohen me ekipet në terren.

Njoftim

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se nga sonte do të zhvillohet një mision kërkim-shpëtimi në fshatin Ujë Mirë, Komuna e Klinës, për gjetjen e personit të zhdukur Ismet Millaku.

Takimi i ekipeve dhe vullnetarëve mbahet në Milloshevë, ora 23:00.

Ftohen të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar dhe të bashkohen me ekipet në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat