Elezi: I dyshuari për vrasjen në Llapashticë mund të jetë arratisur në Serbi

Aktuale

Elezi: I dyshuari për vrasjen në Llapashticë mund të jetë arratisur në Serbi

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 14:25
Arbër Havolli

Kosova është përballur me disa raste vrasjesh gjatë muajve të fundit, ndërsa autorët e shumicës së tyre ende nuk janë arrestuar.

Shumë prej tyre dyshohet se kanë ikur drejt Serbisë, e cila shpesh është përmendur si strehë për të dyshuarit.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në emisionin ‘’Kosova Today”, tha se edhe i dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit Bashkim Spahiu në fshatin Llapashticë të Podujevës, Arbër Havolli, mund të jetë arratisur pikërisht atje.

“Unë dyshoj dhe besoj se edhe i dyshuari i fundit është strehuar në Serbi, për dy arsye, së pari sepse kufiri me Serbinë është i hapur, dhe së dyti, sepse deri tani është treguar se të gjithë personat që kanë ikur në drejtim të Serbisë nuk janë arrestuar”, tha Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat