Qeveria amerikane vazhdimisht po mbështet Inspektoratin Policor të Kosovës

Aktuale

Qeveria amerikane vazhdimisht po mbështet Inspektoratin Policor të Kosovës

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 19:04
Foto nga takimi

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në takim Joshua Peterson, oficer i sigurisë rajonale në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar nga IPK-ja thuhet se gjatë takimit të përbashkët, Hodaj diskutoi për fuqizimin e bashkëpunimit dhe vazhdimit të përkrahjes në drejtim të fuqizimit të profesionalizmit të IPK-së.

“Hodaj deklaroi se ky bashkëpunim dhe përkrahja që IPK ka pranuar ndër vite nga partnerët ndërkombëtar e në veçanti nga SHBA-ja ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e mbikëqyrjes policore dhe fuqizimin e integritetit policor”, thuhet në njoftim.

Hodaj falënderoi Peterson për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat