Adnan Rrustemi ironizon kritikat për marrëdhëniet me SHBA: “A ka ndonjë vullnetar?”

Aktuale

Adnan Rrustemi ironizon kritikat për marrëdhëniet me SHBA: “A ka ndonjë vullnetar?”

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 15:07
Adnan Rrustemi komenton marrëdhëniet Kosovë–SHBA–BE.

Anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Me një qasje ironike, ai ka përmendur disa “kushte” që sipas tij do t’i kënaqnin ata që gëzohen për tensionet me SHBA dhe BE.


Në një postim në Facebook, Rrustemi ka shkruar se “përmirësimi dhe rikuperimi i plotë” i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë do të ishte i lehtë nëse:

Qeveria do të tërhiqej nga luftimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë;

▶︎ Do të largoheshin njësitë e Policisë së Kosovës nga komunat veriore;

▶︎ Do të votohej nënkryetari nga radhët e Listës Serbe dhe të hyhej në koalicion me ta për formimin e qeverisë;

▶︎ Do të themelohej Asociacioni i Komunave Serbe.

▶︎ Në fund të reagimit të tij, Rrustemi ka pyetur: “A ka ndonjë vullnetar?”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat