Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar pas hapjes madhështore të fushatës zgjedhore të LDK-së, e cila u mbajt sonte me pjesëmarrje masive në nivel vendi.
Gashi ka vlerësuar atmosferën e ngjarjes si plot energji, unitet dhe shpresë për të ardhmen, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë të mbështetjes qytetare ndaj LDK-së dhe vizionit të saj për zhvillim.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sonte u hap me madhështi fushata zgjedhore e LDK-së Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, hapi fushatën për Kosovën, duke dhënë mesazhin e qartë të unitetit dhe vizionit për zhvillim. Me pjesëmarrjen e kandidatëve për kryetar nga e gjithë Kosova dhe qytetarë të të gjitha moshave, u bashkuam për të dëshmuar vullnetin tonë për bashkim, besim dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë. Ky fillim i fuqishëm tregon besimin dhe përkrahjen e qytetarëve për LDK-në dhe vizionin tonë për zhvillimin e projekteve madhore në komunat tona. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen! Së bashku do ta sjellim fitoren për komunën tonë!