Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë

Aktuale

Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar sot katër zyrtarë policorë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Manipulim me prova”.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se, bazuar në hetimet fillestare, 'dyshohet se më 13 shtator 2025, zyrtarët policorë nuk kanë proceduar me rast penal në një incident të klasifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe kanë fshehur dhe manipuluar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes'.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Si pjesë e procedurave administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve të dyshuar, të cilët ishin me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut, drejtuar Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë e Jugut.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat