Florian Arapi trondit: Çdo një apo dy javë vritej një person nga LDK, Thaçi duhet të mbajë përgjegjësi nëse shpallet fajtor

Aktuale

Florian Arapi trondit: Çdo një apo dy javë vritej një person nga LDK, Thaçi duhet të mbajë përgjegjësi nëse shpallet fajtor

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 12:36
Fotoilustrim

Gazetari kujton ekzekutimet politike dhe thotë se drejtësia duhet të vendoset në vend, pavarësisht pozitës së ish-presidentit të Kosovës.

Deklaratat e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, janë cilësuar si lehtësuese. Por gazetari Florian Arapi, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, solli një dimension tjetër duke kujtuar vrasjet politike të asaj periudhe.

Sipas Arapit, çdo një apo dy javë një anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ekzekutohej dhe, sipas akuzës, këto vrasje i atribuhen Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Ahmet Krasniqi nuk është i vetmi që u vra. Kishte atentate, deputetë të vrarë, ekzekutime të shumta. Sipas akuzuesve dhe raporteve ndërkombëtare, këto i lidhin me Thaçin – dhe kjo mbetet një çështje shumë serioze për gjykim”, theksoi ai.

Gazetari shtoi se në akuzë rëndojnë edhe krimet kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë. “Nëse akuzat vërtetohen, Thaçi dhe të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi. Drejtësia duhet të vendoset në vend”, u shpreh Arapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat