Nga komandantët te komunikatat, krejt çka tha diplomati britanik në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Aktuale

Nga komandantët te komunikatat, krejt çka tha diplomati britanik në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 17:16 më 22.09.2025
John Stewart Duncan

John Duncan: S’kam parë komunikata të UÇK-së ku përmendeshin ekzekutime

John Duncan ka thënë se gjatë kohës sa kanë shërbyer në Kosovë nuk kanë parë ndonjë komunikatë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ku përmendeshin ekzekutime apo likuidime ndaj kolaboracionistëve.

“Nuk kam parë diçka të përmendeshin të kësaj natyre ku përmendeshin ekzekutime apo likuidime të kolaboracionistëve apo tradhtarëve të kombit”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kjo përgjigje e dëshmitarit erdhi pas pyetjeve të prokurorit Matt Halling, i cili e filloi këtë proces pas përfundimit të pyetjeve nga ana e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Ndërsa, për komunikatat e tjera që pretohet se janë lëshuar nga UÇK-ja, dëshmitari Duncan tha se i ka parë shumë prej tyre.

“I kam parë, por jo gjithmonë. Por, kam parë shumë shpesh. M’i raportonin GDOM-i, Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndonjëherë i shihja në shtyp”, tha ai.

Dëshmitari foli edhe për tematikën e komunikatave që ai i ka parë gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë.

“Larmishmëri temash lidhur me aspekte politike të zhvillimeve, por nga sa kam lexuar, shumë po përpiqeshin të tregonin se ishin një organizatë e mirëthemeluar dhe ishin e ardhmja e Kosovës. Ky ishte mesazhi që po përpiqeshin të përcillnin”, tha dëshmitari.

Si rrjedhojë, Duncanit iu prezantua një komunikatë që pretendohet se është e UÇK-së dhe mban numrin 28. Sipas prokurorit, kjo komunikatë ishte lëshuar më 16 janar 1997, e cila thoshte që më 26 dhjetor 1996 dhe 9 janar 1997 në zonën operative 1, njësitet e UÇK-së kryen dy vrasje kundër dy kolaboracionistëve të pushtuesve serbë në Kosovë. Sipas kësaj komunikate, vendimi për ekzekutimin e këtyre dy personave u mor nga Shtabi Qendror i UÇK-së pasi ishin paralajmëruar më herët që të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me pushtuesin.

Dëshmitari tha se kjo komunikatë është nxjerrë më parapara se ai të shkonte në Kosovë. Mohoi se ka parë ndonjëherë rregullore të brendshme të funksionimit të UÇK-së.

Përveç kësaj, ai tha se ka parë vetëm dokumentin e emërimit të Agim Çekut në pozitën e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai tha se nuk i kujtohet se kush e ka lëshuar atë vendim.

​Mbrojtja e Thaçit përfundon pyetjet për dëshmitarin e tretë

Në pjesën e fundit të ditës, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, foli për një takim që Wesley Clark e kishte zhvilluar me Hashim Thaçin në gusht të vitit 1999.

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, tha se kishin diskutuar, ndër të tjera, situatën e sigurisë në teren.

Duncan: Procesi i demilitarizimit kishte shkaktuar pakënaqësi

“Ngrita një problem me gjeneralin Clark, lidhur me procesin e demilitarizimit, duket sikur ky proces kishte shkaktuar pakënaqësi, dhe Thaçi dukej sikur po humbte mbështetjen nga disa prej komandantëve të zonës të cilët dëshironin të shiheshin si të asociuar me palë të tjera, në veçanti me lidhjet për financimin e mëparshëm të UÇK-së. Ngritëm problemin që kjo mbase mund të ishte një pengesë për procesin e demilitarizimit të UÇK-së. E këshillova gjeneralin Clark që të shmangte një përballje publike me zotëri Thaçin sepse mendoja që mbase kjo mund të dëmtonte pozicionin e vet. Ne na nevojitej argumenti publik i tij që përmbajtja e marrëveshjes do të zbatohej”, tha ai.

Ai tha se Agim Çeku ishte personi përgjegjës për të përmbushur dhe mbikëqyrur marrëveshjen.

Lidhur me veprimet e qershorit të vitit 1999 dhe djegien e shtëpive që u përkisnin serbëve, ai u pyet nga mbrojtja nëse Thaçi do të mund ta ndalonte një gjë të tillë.

Pjesë nga dëshmia

Mbrojtja: A do të mund ta kishte ndalur Hashim Thaçi atë dhunë?

Duncan: Në mënyrë të pavarur jo. Nuk ishte dhunë e organizuar. Bëhej fjale për sulme të hakmarrjes. Si çdo politikan ai mund të lëshonte thirrje për qetësi, sepse nuk ishte e organizuar nga UÇK-ja, me sa kuptonim ne nga informacionet që merrnim, më e mira që mund t’i kërkonim të bënte.

Mbrojtja: A e bëri ai këtë apel?

Duncan: Po, e bëri.

Me këtë, mbrojtja e Thaçit përfundoi pyetjet për ish-diplomatin britanik për të nisur menjëherë Intervistimi nga mbrojtja e Kadri Veselit.

Duncan: Dhuna e ushtruar pas lufte ishte hakmarrje për mizoritë serbe, këto ndodhin zakonisht në fund

Diplomati britanik John Duncan gjatë dëshmisë së tij në Hagë, deklaroi se nuk ka parë asnjë dëshmi apo provë që Hashim Thaçi ishte Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Nuk kam parë asnjë dëshmi as një provë të kësaj gjëje”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai e përshkroi rolin se si mund të jetë një komandant i përgjithshëm në një ushtri të rregullt.

“Komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollimin. Komandimi lidhet me të drejtën e lëshimit të urdhrave, udhëzimeve, direktivave, ndërkohë që kontrollimi ka në vetvete aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për të siguruar që urdhrat e dhëna apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive. Pra, me fjalë të tjera kjo është një lloj realiteti apo politike që nuk të jep kompetenca absolute”, tha Duncan.

Dëshmitari theksoi se Thaçi dallohej që nuk ishte në këtë pozitë, vërehej edhe nga mënyra se si trajtohej nga krahu ushtarak gjatë takimeve.

“Sepse mënyra se si silleshin ata me atë gjatë negociatave është e tillë që ata e trajtonin atë si krahun politik- siç prisja unë që kishte një lloj ndikimi, një lloj autoriteti por jo si për dikë që kishte respekt ushtarak. Ishte e dukshme kjo. Domethënë, ata e respektonin gjeneralin Çeku sepse ai ishte oficer ushtarak me profesion dhe familja e tij kishte vuajtur në duart e serbëve dhe atë e shihnin si ushtarak profesionist”, tha ai.

Përveç kësaj, ai tha se kur shkonte Thaçi në këto takime, kishte një lloj tensioni politik.

“Kur mbërriti Hashim Thaçi kishte një lloj tensioni sikur që e kam parë unë zakonisht atëkohë. Ky ishte një tension tipik që ndodhë kur mbërrin një person që është politikan dhe kur në biseda janë të përfshirë dhe oficerë ushtarakë. Unë mendoj që ata e kanë parë Thaçin si një politikan të rëndësishëm për kauzën e tyre por nuk e kanë parë komandant ushtarak dhe kjo është përshtypja ime që kishin ata në raport me Thaçin”, u shpreh dëshmitari.

Veç kësaj, ai tha se nuk ka parë të jepen direktiva apo urdhra nga ana e Hashim Thaçit.

Duncan: S’kam parë asnjë provë apo dëshmi që Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së

Diplomati britanik John Duncan gjatë dëshmisë së tij në Hagë, deklaroi se nuk ka parë asnjë dëshmi apo provë që Hashim Thaçi ishte Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Nuk kam parë asnjë dëshmi as një provë të kësaj gjëje”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai e përshkroi rolin se si mund të jetë një komandant i përgjithshëm në një ushtri të rregullt.

“Komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollimin. Komandimi lidhet me të drejtën e lëshimit të urdhrave, udhëzimeve, direktivave, ndërkohë që kontrollimi ka në vetvete aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për të siguruar që urdhrat e dhëna apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive. Pra, me fjalë të tjera kjo është një lloj realiteti apo politike që nuk të jep kompetenca absolute”, tha Duncan.

Dëshmitari theksoi se Thaçi dallohej që nuk ishte në këtë pozitë, vërehej edhe nga mënyra se si trajtohej nga krahu ushtarak gjatë takimeve.

“Sepse mënyra se si silleshin ata me atë gjatë negociatave është e tillë që ata e trajtonin atë si krahun politik- siç prisja unë që kishte një lloj ndikimi, një lloj autoriteti por jo si për dikë që kishte respekt ushtarak. Ishte e dukshme kjo. Domethënë, ata e respektonin gjeneralin Çeku sepse ai ishte oficer ushtarak me profesion dhe familja e tij kishte vuajtur në duart e serbëve dhe atë e shihnin si ushtarak profesionist”, tha ai.

Përveç kësaj, ai tha se kur shkonte Thaçi në këto takime, kishte një lloj tensioni politik.

“Kur mbërriti Hashim Thaçi kishte një lloj tensioni sikur që e kam parë unë zakonisht atëkohë. Ky ishte një tension tipik që ndodhë kur mbërrin një person që është politikan dhe kur në biseda janë të përfshirë dhe oficerë ushtarakë. Unë mendoj që ata e kanë parë Thaçin si një politikan të rëndësishëm për kauzën e tyre por nuk e kanë parë komandant ushtarak dhe kjo është përshtypja ime që kishin ata në raport me Thaçin”, u shpreh dëshmitari.

Veç kësaj, ai tha se nuk ka parë të jepen direktiva apo urdhra nga ana e Hashim Thaçit.

Duncan për takimin me UÇK-në: Vinte era luftë e era barut - më la mbresa, Ramushi ngjante si në filmat e Rambos

Duke folur për një takim me anëtarët e UÇK-së në qershor të 1999-ës, dëshmitari John Duncan deklaroi se i kujtohet se vinte era luftë, barut e tym, gjë e cila i kishte lënë mbresa.

“Më kujtohet era. Vinte era luftë. Më ka bërë shumë përshtypje era barut. Era barut e era tym është njëra ndër gjërat që më ka lënë mbresa. Moment shumë mbresëlënës për mua”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari tha se në këtë takim ishte gjenerali Agim Çeku, John Reef, komandantët e zonave si Ramush Haradinaj dhe Rrustem Mustafa, e të tjerë.

Ai tha se nuk e di se si kishin ardhur komandantët e zonave aty. Tha së u bënë shumë pyetje dhe ranë dakord në pika të përgjithshme.

Dëshmitari Duncan u shpreh se nga pikëpamja ushtarake ishte takim frytdhënës. Ndërsa, sipas tij, krahu politik kërkonte formulime që do të njihej Qeveria e Përkohshme e Kosovës.

“Nga pikëpamja ushtarake ka qenë shumë frytdhënës si takim. Krahu politik më duket se është zoti Haliti atje ose ndonjëri nga të pandehurit këtu mbase, ishin shumë të vështirë. Kërkonin formulime që të bënin të qartë që të njihej Qeveria e Përkohshme. U përpoqëm që të mos e pranonim këtë. Takimi pati një sukses të pjesshëm. Tekst mbeti pak a shumë siç e kisha hartuar unë. Kështu që, i shtuam disa hollësi. Takimi ishte frytdhënës. Ata hezitonin shumë, ata thonin se ne e kemi fituar luftën dhe nëse çarmatosemi ta bëjmë me nderë- nëse çarmatosemi ta bëjmë siç duhet. Kishte një ndjenjë të fortë prej tyre. Ata e konsideronin veten si luftëtarë të suksesshëm dhe donin ta mbronin veten përpara syve të popullit të tyre”, tha dëshmitari.

Për Ramush Haradinajn, Duncan tha se është karakter i veçantë, duke e krahasuar me filmat e Rambos.

“Është karakter i veçantë. Është si në filmat e Rambos. E kishte një emblemë në krah. Të binte në sy si personazh. Fliste goxha shpesh”, tha ai.

Ndërsa, për komandantët e UÇK-së, dëshmitari tha se iu përforcua ajo që i kishte thënë Agim Çeku, se ata ishin aktorët kryesorë dhe duhej të përfshiheshin në negociata.

Duncan: UÇK-ja s’kishte hierarki, personat me kompetencë ishin komandantët e zonave

Diplomati britanik, John Duncan tha në Hagë se funksionimi i UÇK-së nuk ishte si i një ushtrie normale, ku në bisedime do ftohej komandanti për marrëveshje.

Sipas tij, NATO-ja kurrë nuk do të shkonte në nivele rajonale, por përfaqësimi do bëhej nga komandanti kryesor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Si rregull, NATO-ja do të ftonte komandantët e lartë dhe do bëhej një marrëveshje në mes gjeneralit (Wesley) Clark dhe cilitdo që do ishte nga pala tjetër. Nuk do shkonim kurrë në nivel rajonal. Kjo shërben për të kuptuar strukturën hierarkike. Pra, si funksiononte atje”, tha ai.

Duncan tha se me UÇK-në, vështirësia kryesore ishte kjo për shkak se ata nuk kishin strukturë hierarkike.

“Kjo ishte vështirësia që po përballeshim atje sepse nuk kishin strukturë hierarkike. Ishin të organizuar ndryshe. Pushtetet ishin ndryshe në vende të ndryshme”, deklaroi ai.

Duncan tha se në UÇK gjërat funksionin ndryshe dhe se kompetencat i kishin komandantët e zonave.

“Nuk mund të shkonim thjesht të bisedonim me Thaçin apo me zotin Çeku dhe të mendonim se e zgjidhem problemin. S’funksiononin gjërat kështu. Duhej të flisnim me persona që kishin kompetenca dhe ata ishin komandantët e zonave”, tha dëshmitari.

Diplomati britanik: Fuqinë reale në UÇK e kishin komandantët e zonave

Diplomati britanik John Duncan tha se e ka kuptuar që fuqinë reale në UÇK e kishin komandantët e zonave.

“Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët rajonal dhe kjo na u konfirmua kur u takuam me gjeneralin Agim Çeku në fillim të negocimit e marrëveshjes”, tha Duncan duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit përmes avokates, Nina Tavakoli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas dëshmitarit, Agim Çeku i kishte thënë se nuk mund të mërrej vesh për asgjë nëse nuk merrnin pjesë në negociata komandantët e zonave.

“Ai na tha se unë këtë nuk e bëjë dot pa praninë e komandantëve të zonave. Ju duhet të vini në Kosovë tha ai. Unë i besova. Ai ishte shumë ngulmues për këtë çështje. Ai tha se Thaçi nuk ishte i dispouneushëm dhe për ta bërë një gjë të tillë dhe se (Thaçi) duhej të konsultohej. Më pas ai (Çeku) shtoi se unë nuk e bëj një gjë të tillë në qoftë se në negociata nuk marrin pjesë komandantët e zonave”, shtoi diplomati.

Dëshmitari tha se këtë bisedë me Çekun e bëri më 14 qershor 1999 në Tiranë.

Dëshmitari Duncan deklaroi se kjo gjë ishte e pazakontë për shkak se forcat e NATO-s nuk e kanë si praktikë që komandantët e zonave të marrin pjesë në negociata nëse kanë një komandant të lartë.

Duncan: UÇK-ja kishte përbërje heterogjene, motivi për të marrë armët ishte i ndryshëm

Ish-këshilltari politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, diplomati John Stewart Duncan tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjene dhe se persona të ndryshëm kishin marrë armët për motive të ndryshme.

“Përbërja e aktorëve kryesorë, personave kryesorë, veçanërisht kur filloi të përshkallëzohet spastrimi etnik, kishte disa shtresa; kishte persona që kanë qenë ushtarë në Armatën Jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerë që iu ishin keqtrajtuar familjet. Motivi  tyre për të rrëmbyer armët ishte i ndryshëm ndonjëherë”, tha Duncan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se kishte edhe gra në UÇK, disa prej të cilave edhe ishin të mbijetuara të dhunës seksuale.

“Që të abuzohet seksualisht një femër shqiptare është e tmerrshme. Duhet të kemi parasysh që ne e themi shoqëri muslimane, por nuk është shoqëri aq muslimane. Shqiptarët më kanë thënë që në fakt ata janë muslimanë që bëjnë kryqin kur kalojnë para Kishës. Nuk është shoqëri islamike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës siç kuptohet në Lindjen e Mesme. Çështja e nderit është e rëndësishme për shqiptarët dhe që të çnderohet një femër në atë mënyrë është e papranueshme”, tha Duncan.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar i konceptonte ndërkombëtarët si grup kriminelësh. Tha se për të, ata janë shumë kreativ dhe burimorë.

Sipas Duncan, shqiptarët e Kosovës e kishin kod të sjelljes Kanunin, i cili e ka bazën tek besimi dhe besa, e që është dokument i mesjetës.

Duncan tha se ai vetë e kishte nënshkruar marrëveshjen për demilitarizimin e UÇK-së, e cila është nënshkruar nga Hashim Thaçi.

Rrëfimi në Hagë: Diplomati britanik tregon rolin e tij pranë gjeneralit Wesley Clark

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e radhës gjyqësore, ku në radhë është dëshmia e dëshmitarit të tretë, brtianiku John Stewart Duncan, i cili mbanë kodin 1DW006 të ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjykatësi Çarls Smith në fillim tha se mbrojtja ka parashikuar të bëjë pyetje për 4 orë e gjysmë, ndërkaq ZPS-ja 4 orë. Gjyqtari gjithashtu theksoi se dëshmia e tij mund të zgjasë 2 deri në 3 ditë.

Aktualisht pyetje është duke parashtruar mbrojtja e Thaçit.

Pjesë nga diskutimi në minutat e parë:

Pyetja: Keni pasur përvojë me vendet e Ballkanit?

Përgjigje: Kam qenë gjerësisht në Ballkan, kam qenë diplomati Iparë britanik që ka shkuar në Shqipëri pas 46 viteve të komunizmit, në vitin 1992. Kam përvojë të konsiderueshme me Shqipërinë dhe problemet e Ballkanit në përgjithësi.

Pyetja: Keni marrë ndonjë çmim për punën tuaj?

Përgjigje: Po kam marrë çmimin e perandorisë britanike për punën time në Shqipëri, medaljen e NATO-s për punën që kam bërë në Kosovë.

Pyetja: Ku keni punuar nga gushti 1998 deri dhjetor 2001?

Përgjigje: Kam qenë këshilltar politik britanik për komandantin e NATO-s, Wesley Clark.

Pyetja: SHBA-të kanë pasur këshilltar politik

Përgjigje: Po

Pyetja: Çfarë detyrash kishit ju?

Përgjigje: Detyrat e mia kryesisht ishin të jepja këshilla komandantëve ushtarak lidhur me aspektet diplomatike dhe politike që mund të kenë ndikim në operacionet ushtarake. Roli ynë përfshinte dhënien e informacione nëse kishte takime të drejtuesve politik, sidomos në konfliktin e Kosovës kishte takime të shpeshta, unë isha ai që merrja shënime nga takimi dhe përgatisja versionin e parë të raportit dhe ia shpërndaja zyrtarit të përgjithshëm.

Pyetje: Në cilat fusha keni qenë përgjegjës në Kosovë?

Përgjigje: Duke marrë parasysh përvojën time me Shqipërinë unë mbulova aspektet e Kosovës. Kemi marrë pjesë në takime, shkoja me gjeneralët shembull kur shkonin në Bosnje.

Pyetje: Konkretisht çfarë aspektesh?

Përgjigje: Pak a shumë të gjitha. Unë e kisha një panoramë sesi funksiononte shoqëria shqiptare. Si funksionojnë pushtetet, pse mund të jenë të vështirë ndonjëherë. Unë u mbështeta shumë në përvojën që kisha në Shqipëri. Ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar. Pas daljes nga komunizmi ndërkombëtarët donin të kuptonin si ishte marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës. Unë duhej të isha i fokusuar në këtë aspekt dhe tu tregoja eprorëve të mi, nëse ky është realitet dhe a do të mund të ndodhte.

Pyetja: Çfarë mendonin shqiptarët e Kosovës?

Përgjigja: Qartazi shqiptarët e Kosovës kanë qenë enjë aparteidi gjatë kohës së Millosheviqit. Kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërbimet publike dhe gradualisht e gjitha kjo solli spastrimin etnik që kemi parë të gjithë. Por, ishin ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, por nuk kishin humbur afeksionin me njëri-tjetrin.

Pyetje: A keni mbuluar edhe UÇK-në dhe qeverinë e përkohshme të Kosovës?

Përgjigje: Po

Pyetja: Për të dhënë këshilla gjeneralit Clark, në çfarë burimesh bazohej?

Përgjigje: Në një larmishmëri burimesh. Një ditë e zakonshme gjatë konfliktit ishte kështu: Informoja gjeneralin Clark në 7e30 të mëngjesit, më duheshin 45 minuta të vozisja drejt vendit ku qëndronte ai. Hyja në internet lexoja të gjitha informatat që gjeja në internet se çfarë kishte ndodhur në 24 orët e fundit, më pas dëgjoja lajmet në 24 orët e fundit hipja në automjet vozisja dëgjoja BBC gjatë rrugës, kur shkoja në zyrë lexoja të gjitha kabllogramet diplomatike që ishin shkëmbyer gjatë natës, lexoja shërbimet e monitorimit dhe të gjitha vlerësimet e shërbimit informativ. Hyja në takim informoja gjeneralin Clark dhe pastaj përmes video-lidhjes informonim komandantët operativ në teren.

Bisedoja me personat që njihja qofshin nga shqiptarët që njihja në Shqipëri, gazetarët, OJQ-të me persona të ndryshëm që të merrja sa më shumë informacion. 

Duncan: Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e aparteidit, spastrimit etnik, për ata është koncepti i nderit dhe besës

Diplomati britanik, John Stewart Duncan thotë se qytetarët e Kosovës janë më të ndryshëm se ata të Shqipërisë. Sipas tij, kosovarët kanë qenë pjesë e aparteidit gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit e më pas edhe të spastrimit etnik.

“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e një aparteidi gjatë kohës së Millosheviqit. Kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërebime publike dhe gradualisht e gjithë kjo solli spatrimin etnik që e kemi parë të gjithë”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari tha se shqiptarët e Kosovës kanë afeksion me njëri-tjetrin ndryshe nga ata të Shqipërisë.

“Ishin të ndryshëm nga shqiptarët e Shqipërisë. Sipas mendimit tim, nuk e kishin humbur afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Po spekuloj. Ju lutem mirëkuptojeni që thjesht është mendimi im. Shqiptarët e Shqipërisë janë të ndarë kryesisht në tri zona: Veriu që ka gjakmarrje, klane edhe kjo është pjesa dominuese e historisë dhe kulturës së Shqipërisë. Shqipëria e mesme është disi më ndryshe, më e përzier dhe Shqipëria e Jugut është shumë më e ndikuar nga Greqia”, tha ai.

Për Shqipërinë, Duncan tha se nuk mund të thuash se është një shoqëri homogjene.

“Por, pjesa kosovare kryesisht vijnë nga Shqipëria e Veriut; koncepti i nderit, besës. Nuk e di si ta shpjegoj; gjakmarrja, Kanuni ka qenë baza e shoqërisë. Është mënyra se si ata e perceptonin shoqërinë”, tha Duncan.

Dëshmitari tha se është skocez dhe gjëja e parë që bëjnë me të panjohurit është të pyesin se nga e kanë familjen dhe mos kanë afërsi mes vete. Ngjashëm tha se e bëjnë edhe kosovarët.

“Është një mënyrë e ngjashme e të menduarit”, tha Duncan.

Sipas dëshmitarit, kur shoqëritë cenohen, këto lidhje bëhen më të forta, gjë që ka ndodhur edhe në Britani.

“Gjaku s’bëhet ujë”, tha dëshmitari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat