Ferizaj në lajmet ndërkombëtare: Reuters raporton për një ngjarje unike

Aktuale

Ferizaj në lajmet ndërkombëtare: Reuters raporton për një ngjarje unike

Nga: Bota sot Më: 23 shtator 2025 Në ora: 00:29
Pamje nga videoja

Qyteti i Ferizajt ka marrë vëmendjen e agjencisë së njohur ndërkombëtare të lajmeve, Reuters, e cila ka raportuar për transformimin e mureve të këtij qyteti përmes Mural Fest-it, një festival ndërkombëtar arti që mbledh artistë nga e gjithë bota, transmeton "Bota sot".

Në një reportazh të veçantë, Reuters ka theksuar se si muret e zbehta të Ferizajt po marrin jetë përmes muraleve të mbushura me ngjyra, ide dhe mesazhe të fuqishme. Artistë nga vende të ndryshme kanë sjellë stilin dhe kreativitetin e tyre në zemër të qytetit, duke e kthyer Ferizajn në një galeri të hapur arti bashkëkohor.

"Artistë nga e gjithë bota po marrin pjesë në Mural Fest në Ferizaj, Kosovë, duke i shndërruar muret e zbehta të qytetit në shpërthime të gjalla ngjyrash dhe kreativiteti", shkruan 

Mural Fest, i cili tashmë është bërë një ngjarje e përvitshme kulturore në Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat