MPB organizon aktivetete solmene, nesër në shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të Afrim Bunjakut

Aktuale

MPB organizon aktivetete solmene, nesër në shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të Afrim Bunjakut

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 16:42
Afrim Bunjaku

Nesër, më 24 shtator 2025, do të organizohen aktivitete solemne për shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, nën patronatin e deputetit Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen në dy momente të rëndësishme gjatë ditës:

Homazhe te varri – Ora 10:30

Qeveria në detyrë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korpin diplomatik dhe zyrtarë të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.

Gjatë ceremonisë do të bëhet vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetëror së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Akademia Përkujtimore – Ora 15:00

Në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të organizohet një akademi përkujtimore në nderim të heroit Afrim Bunjaku. Nje titull me kete tekst

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat