Inxhinieri i ndërtimit dhe aktivisti publik serb, Danijel Dashiq, ka thënë se Ministria e Ndërtimit e Goran Vesiq ka financuar muralet kërcënuese nacionaliste “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Muralet kërcënuese “Kur ushtria kthehet në Kosovë” u patëm vendosur në veri të vendit më 2023, ndërsa të tilla ka pasur edhe në Serbi.
Dashiq ka shkruar në X se gjatë një kontrolli të kryer në vitin 2024 nga Inspektorati Shtetëror i Auditimit në Serbi është zbuluar një artikull me titullin “Lyerja e sipërfaqeve publike” me vlerë 217 mijë euro.
Ai thotë se këto mjete janë përdorur për realizimin e grafiteve me përmbajtje nacionaliste, konkretisht me mbishkrimin: "KUR USHTRIA KTHEHET NË KOSOVË".
Dashiq ka shtuar se pagesa është kryer nga vetë Ministria e Ndërtimit, ndërsa si porositës figuron Komiteti Ekzekutiv i SNS-së (Partia Përparimtare Serbe). Ekzekutuesit e punës mbeten të panjohur, dhe se siç shkruan ai, për shpenzimet nuk ekziston asnjë faturë zyrtare.