Ambasada gjermane për rastin “Banjska”: E papranueshme pandëshkueshmëria

Aktuale

Ambasada gjermane për rastin “Banjska”: E papranueshme pandëshkueshmëria

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 13:46
Sulmi terrorist në Banjskë, 24 shtator 2023

Ambasada Gjermane në Kosovë e ka quajtur të papranueshme pandëshkueshmërinë e autorëve të Banjskës.

Ambasada ka thënë se janë bërë dy vjet nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë megjithatë, Milan Radoiçiq i cili e ka pranuar që ishte udhëheqës i këtij grupi, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.

“Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi. Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme”, ka shkruar ambasada.

Sipas saj, është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat