U sulmua nga Sami Salihu, Fehmi Kupina reagon pas incidentit

Aktuale

U sulmua nga Sami Salihu, Fehmi Kupina reagon pas incidentit

Nga: Bota sot Më: 24 shtator 2025 Në ora: 22:33
Kryesues i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina

Një incident i rëndë është raportuar të ketë ndodhur mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Sipas raportimeve, asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sami Salihu, dyshohet se ka sulmuar fizikisht Fehmi Kupinën – kandidat për asamble në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Si pasojë e sulmit, Kupina ka përfunduar në spital.

Vetë Fehmi Kupina ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka lënë të kuptohet se është i vendosur për të vazhduar angazhimin e tij politik, duke mos përmendur drejtpërdrejt incidentin.

Postimi i plotë:

Asgjë s'mund të na ndal në rrugëtimin tonë të drejtë. Faleminderit të gjithë kandidatëve për Kuvend Komunal dhe dashamirësve për mbështetjen. #lidhjaeprishtines #prishtina #LP115

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat