​Agjenda e partive politike në ditën e nëntëmbëdhjetë të fushatës për zgjedhjet lokale

Aktuale

​Agjenda e partive politike në ditën e nëntëmbëdhjetë të fushatës për zgjedhjet lokale

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e nëntëmbëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.

Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:

Lëvizja Vetëvendosje

17:30 - Tubim me vajza dhe gra, Shtëpia e Kulturës, Kamenicë.

19:30 - Tubim në Miradi të Epërme, Fushë Kosovë.

17:00 - Takim me pensionistë, Qendra e Pensionistëve, Gjakovë.

19:00 - Tubim në Banulle, shkolla e vjetër, Lipjan.

20:00 - Tubim, Kodra e Trimave, Prishtinë.

19:00 - Tubim me vajza dhe gra, Prizren.

17:00 - Tubim me vajza dhe gra, restorant Roza, Viti.

Partia Demokratike e Kosovës

13:30 – PDK në Drenas mban konferencë për media.

18:00 – Tubim, Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë.

18:00 - Tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Shtimes, Shkolla e Mesme Profesionale.

19:00 - Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Klinës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës

18:00 – Tubim në Ferizaj (Vendi: Ujëvara Resort).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

18:00 - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin elektoral në Gjilan. (Shkolla e re të Arteve).

Partitë tjera deri më tash nuk kanë publikuar agjendat për aktivitetet zgjedhore të ditës së sotme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat