Sa larg guxon të shkojë Serbia në Kosovë?

Aktuale

Sa larg guxon të shkojë Serbia në Kosovë?

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Dronë të dyshuar serbë fluturojnë mbi Kosovë, ndërsa një sulm ndaj policëve ndodh në Jarinjë.

Deklaratat e Vuçiqit për “përgatitje për luftë” dhe akuzat e Osmanit për “taktika ruse” rrisin frikën e përshkallëzimit.

Ish-ushtarakë paralajmërojnë se në Kosovë mund të mobilizohen mbi një mijë serbë, në rast se Vuçiq jep sinjalin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se “thirrjet e pamatura” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat