Kandidati i VV-së për Prizren, Artan Abrashi: Balotazhi na pret!

Aktuale

Kandidati i VV-së për Prizren, Artan Abrashi: Balotazhi na pret!

Nga: Bota sot Më: 12 tetor 2025 Në ora: 20:05
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për komunën e Prizrenit, Artan Abrashi gjatë votimit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për komunën e Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke shprehur optimizëm dhe angazhim për balotazhin.

Në një postim në Facebook, Abrashi ka theksuar se qytetarët e Prizrenit kanë folur qartë dhe shumica prej tyre kërkojnë ndryshim dhe një drejtim të ri për qytetin.

Postimi i plotë:

Balotazhi na pret!

Qytetarët e Prizrenit folën qartë! Shumica duan ndryshim, duan drejtim të ri.

Tani fillon beteja e vërtetë. Me besim, me zemër e me dashuri për qytetin tonë. Prizreni do të fitojë!

#Prizreni365 #ArtanAbrashi #Balotazhi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat