Takim lamtumirës mes komandantit të FSK-së e zëvendëskomandantit të KFOR-it

Aktuale

Takim lamtumirës mes komandantit të FSK-së e zëvendëskomandantit të KFOR-it

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 14:25
Foto nga takimi

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Sipas njoftimit, jatë këtij takimi, të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, duke vlerësuar lart nivelin e koordinimit dhe mbështetjes së ndërsjellë.

"Në përfundim të takimit, Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Gjeneralin Irican për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese të mëtejshme në karrierën e tij ushtarake", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat