Presidentja viziton Onkologjinë, dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri

Aktuale

Presidentja viziton Onkologjinë, dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 10:27
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, e shoqëruar nga drejtoresha e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi.

Gjatë kësaj vizite, e para e shtetit shprehu solidaritetin dhe përkrahjen e saj për gratë që përballen me kancerin e gjirit, duke dhuruar proteza të gjirit si simbol mbështetjeje dhe fuqizimi për të gjitha ato gra që po kalojnë nëpër sfida të rënda shëndetësore.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës dhe privatësinë e pacienteve, mediat nuk janë lejuar të marrin pamje nga ambientet e brendshme të klinikës.

Pas përfundimit të vizitës, Osmani pritet të japë një deklaratë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat