Gjendet 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Novobërdë

Aktuale

Gjendet 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Novobërdë

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 23:30
Gjatë operacionit të kërkimit për personin e humbur, Shaban Isufi, nga fshati Llabjan.

Operacioni i kërkimit për personin e humbur Sh.I nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, ka përfunduar me sukses.

Postimi i plotë:

OPERACION ME SUKSES. Operacioni i kërkimit për personin e humbur Shaban Isufi nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, ka përfunduar me sukses.

Personi është gjetur shëndosh e mirë pas angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë Rajonale të Gjilanit, Qendrën e Situatave dhe qytetarët vullnetarë.

Falënderojmë të gjitha strukturat e përfshira dhe komunitetin lokal për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë operacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat