LDK prin me më së shumti vota të diasporës në Rahovec

Aktuale

LDK prin me më së shumti vota të diasporës në Rahovec

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 14:08
Smajl Latifi, Burim Krasniqi

Në komunën e Rahovecit janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, i pari me vota të diasporës qëndron Burim Krasniqi i LDK-së me 34.92%, derisa i dyti është Smajl Latifi me 30.48%.

Ndërkaq në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit, udhëheq Latifi me 37.28%.

Derisa pas tij radhitet Ali Dula i VV-së me 23.92%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat