U bartën me autoambulancë, nxënësit dyshohet se u helmuan në një lokal pranë shkollës

Aktuale

U bartën me autoambulancë, nxënësit dyshohet se u helmuan në një lokal pranë shkollës

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Një numër nxënësish të shkollës “7 shtatori” në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se janë helmuar mëngjesin e së hënës.

Sipas policisë, ata dyshohet se u helmuan në një lokal pranë shkollës së lartpërmendur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se Drejtoria e Shkollës u njoftua rreth orës 10 të mëngjesit se nxënësit kishin shqetësime shëndetësore.

“Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, tha Gashi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat