Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur më 20 tetor 2025 në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të SHKKSH-së, ekipet kanë kryer kërkime intensive në terren të vështirë dhe në kushte të ftohta atmosferike, duke demonstruar nivel të lartë bashkëpunimi dhe profesionalizmi.
"Sot, më 21.10.2025, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e personit Florijan Tabaku nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 20.10.2025 në territorin e Kosovës.
Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional", thuhet në njoftim.