E trishtë: Vdes i riu nga Mitrovica, Petrit Hoti

Aktuale

E trishtë: Vdes i riu nga Mitrovica, Petrit Hoti

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 08:51
Petrit Hoti

Mitrovica është tronditur të hënën nga lajmi për vdekjen e të riut Petrit Hoti.

Hoti vdiq pas një sëmundjeje të rëndë të mushkërive, për të cilën pak vjet më parë u kërkua edhe ndihmë financiare për shërimin e tij.

Për një periudhë kohe, ai ka punuar si zyrtar i sigurisë në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

I ndjeri ka lënë pas vetes dy fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat