Juristi Kadri Kryeziu ka bërë thirrje që partitë politike shqiptare të lënë mënjanë dallimet dhe të bashkëpunojnë për miratimin e buxhetit të vitit 2026.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka theksuar se është e domosdoshme që të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për këtë çështje jetike për vendin.
“Partitë politike shqiptare duhet të merren vesh së paku për një gjë: ta thërrasin një seancë të jashtëzakonshme dhe me minimum 80 vota ta aprovojnë buxhetin e vitit 2026”, ka shkruar Kryeziu.
Miratimi i buxhetit është interes kombëtar dhe kërkon një konsensus të gjerë politik, për të siguruar stabilitet institucional dhe financiar në vend.