Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Aktuale

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në shtetin e Italisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), dhe kësisoj është ndaluar importi i kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Italisë.

Bëhet e ditur se importi është i lejuar nëse origjina është nga fermat e pa prekura me sëmundjen në një rreth prej 50 km. largësi nga zonat e prekura.

“Në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos si vijon:  Ndalohet importi i kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Italisë, përveç nëse e kanë origjinën nga fermat e pa prekura me sëmundjen në një rreth prej 50 km. largësi nga zonat e prekura”, njofto AUV.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV). 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat