KGJK mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor

Aktuale

KGJK mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur vlerësimet pozitive të Raportit të Komisionit Evropian, duke theksuar se ato pasqyrojnë progresin e arritur në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit.

Në komunikatën e tij, KGJK tha se raporti njeh përkushtimin e udhëheqjes për rritjen e transparencës, përmirësimin e performancës gjyqësore dhe zbatimin e reformave për efikasitet më të madh, përfshirë strategjitë për komunikim institucional dhe trajtimin e rasteve të korrupsionit e krimit të organizuar.

Këshilli theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të Sistemit të Informimit për Menaxhimin e Lëndëve (CMIS) dhe forcimit të kodit etik.

Duke nënvizuar se pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit mbeten parime themelore në funksionimin e sistemit të drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat