Vdekje e dyshimtë në Tetovë, gjendet pa shenja jete një studente nga Kosova

Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Tetovë, gjendet pa shenja jete një studente nga Kosova

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 20:11
Pamje nga vendi i ngjarjes tragjike në Tetovë, ku një studente nga Kosova u gjet pa shenja jete

Sot rreth orës 18:30 të mbrëmjes, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë. Sipas informacioneve të para, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti.

Viktima dyshohet të jetë një vajzë, studente në vitin e katërt të studimeve, me origjinë nga Kosova. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po kryejnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë rreth identitetit të viktimës apo shkaqeve të mundshme të vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se informacione më të hollësishme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat