Hajrulla Çeku reagon pas debatit të fundit me Përparim Ramën – ja mesazhi për qytetarët

Aktuale

Hajrulla Çeku reagon pas debatit të fundit me Përparim Ramën – ja mesazhi për qytetarët

Nga: A.M Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 23:51
Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka falënderuar qytetarët që ndoqën debatin e fundit të organizuar për kryetarin e kryeqytetit.

Në një reagim të shpërndarë për publikun, Çeku shprehu mirënjohjen për mbështetësit dhe qytetarët që e kanë ndjekur me interes diskutimin mbi të ardhmen e Prishtinës.

“Faleminderit që e ndoqët debatin e sontëm për Prishtinën dhe për përkrahjen tuaj. Më 9 nëntor, bashkë për Prishtinën tonë! 💙”, shkroi ai, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrjen lokale dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një qyteti më të mirë, përcjell “Bota sot”.

Ky reagim vjen pas një debati ku Çeku prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e Prishtinës, duke përfshirë projekte për infrastrukturën, ambientin dhe shërbimet publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat