Rreth 80 prokurorë angazhohen për mbarëvajtjen e votimeve

Aktuale

Rreth 80 prokurorë angazhohen për mbarëvajtjen e votimeve

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, që po mbahen sot janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokuroria.

Prokuroria e Shtetit njofton se prokurorët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë Kosovën, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”.

Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i ka ftuar qytetarët të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat