Deri në orën 11:00 votuan rreth 80 mijë qytetarë, Radoniqi jep detajet

Aktuale

Deri në orën 11:00 votuan rreth 80 mijë qytetarë, Radoniqi jep detajet

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 12:03
Kreshnik Radoniqi

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka treguar për pjesëmarrjen e votuesve në balotazhin e sotëm.

Ai në një konferencë për media  bëri me dije se deri në orën 11:00 në 18 komunat kanë votuar rreth 80 mijë e 659 votues apo 6.13 për qind.

Balotazhi për kryetarë të komunave po zhvillohet në:

Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat