​KQZ vlerëson balotazhin, votuan mbi 32% e votuesve

Aktuale

​KQZ vlerëson balotazhin, votuan mbi 32% e votuesve

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 20:06
KQZ votuan mbi 32% e votuesve

Procesi i balotazhit që u zhvillua sot në 18 komunat e Kosovës ka shkuar qetë dhe deri në ora 19:00 kanë votuar mbi 429 mijë e 736 qytetarë apo 32.64%.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi në konferencën e radhës për medie.

Ai tha se ora 19:00 ka shënuar edhe mbylljen e të gjitha qendrave të votimit në gjitha 18 komunar ku u votua sot.

Radoniqi: Procesi u zhvilluar i qetë

“Procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00 nga raportimet që kemi pranuar gjatë ditës në komunat ku është zhvilluar procesi zgjedhor vlerosjmë se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe deri në përmbylljen e vendvotimeve nuk janë raportuar raste apo ngjarje që do të mund të vinin në dyshim besueshmërinë, integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.

Kryesuesi i KQZ-së tha se sot në komunat që ishin në balotazh të drejtën e votës e shfrytëzuan 32.64% votues.

Ndërsa, theksoi se në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nis publikimi i rezultateve preliminare.

Radoniqi: Deri në ora 19:00 votuan 32.65% votues

“Duke u mbështetur nga të dhënat preliminare të pranuara nga rreth 99% të vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 429 mijë e 736 votues apo 32.64% nga ,316,672 votues. Deri në të njëjtën kohë në rundin e parë në këto 18 komuna kishin votuar 38.98% apo 512 mijë e 160 votues nga 1 milionë e 316 mijë e 129 votues. Aktualisht në vendvotime është duke u bërë numërimi i fletëvotimeve në disa prej tyre veç ka përfunduar procesi. Andaj, në platformën e KQZ-së tani do të filloj publikimi i rezultateve preliminare. Numërimi është një hap kyç në përmbylljen e zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregullore të KQZ-së...Besoj që brenda orës do të dalim me një konferencë të re që do t’i publikojmë rezultatet preliminare brenda orës”, tha ai.

Ai në këtë konferencë të radhës të KQZ-së njoftoi se nga ora 19:00 ka nis edhe afati për ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sot qytetarët e Kosovës votuan në 18 komuna për të zgjedhur udhëheqësin e tyre komunale për katër vitet e ardhshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat