Tahiri pranon rezultatin: Urime Pecit, qytetarët vendosën

Aktuale

Tahiri pranon rezultatin: Urime Pecit, qytetarët vendosën

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 22:01
Arian Tahiri e Faton Peci

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, ka uruar Faton Pecin për fitoren në balotazh, duke theksuar se kjo reflekton vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës.

“Unë e kam parë si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për çka dua të shpreh mirënjohjen dhe ta vlerësoj në kuptimin më pozitiv të mundshëm. Nuk kam pasur komunikim [me Faton Pecin], por e uroj atë dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës”.

“Pjesën e ankesave dhe të fakteve do ta trajtojnë ekipet, dhe kjo padyshim do të vazhdojë”, ka deklaruar Tahiri gjatë një lidhjeje telefonike në debat plus.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Faton Peci ka marrë 17,542 vota, ndërsa Arian Tahiri 15,228 vota

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat