IPK nis hetimin për reagimin policor në Qendrën Komunale në Mitrovicë

Aktuale

IPK nis hetimin për reagimin policor në Qendrën Komunale në Mitrovicë

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës, ka pranuar një ankesë dhe informacione dje në orët e mbrëmjes lidhur me reagimin policor në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) të votave në Mitrovicë.

Në njoftim, thuhet se hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime paraprake hetimore për të verifikuar pretendimet se zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore në QKN pa autorizimin e prokurorit kompetent.

“Veprimet janë ndërmarrë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së duke pasur parasysh edhe aspektin e pavarësisë operacionale të policisë. Bazuar në veprimet fillestare hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, dyshohet se nga zyrtarët policorë që kanë reaguar dhe kanë hyrë në QKN nuk janë përfillur disa nga procedurat e parapara me Planin Operativ të PK-së të përgatitur për këtë proces zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Sidoqoftë, IPK do të ndërmarr edhe veprime të tjera në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë e Shtetit duke përfshirë edhe konsultat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat