Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së, në Strasburg të Francës

Aktuale

Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së, në Strasburg të Francës

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 15:16
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të protestës së paralajmëruar të 16 nëntorit, që do të zhvillohet në Strasburg të Francës kundër padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Përjetë UÇK. Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Protesta në Strasburg do të mbahet këtë të diel në orën 13:00, afër selisë së Këshillit të Evropës.

Protesta në përkrahje të krerëve të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë është mbajtur edhe në Prishtinë e Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat