“Me ty, gjithmonë!”, Kurti uron Kosovën pas fitores historike në Slloveni

Aktuale

“Me ty, gjithmonë!”, Kurti uron Kosovën pas fitores historike në Slloveni

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 23:01
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar dardanët pas fitores historike në Slloveni.

Me rezultat 0:2, Kosova siguroi Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë me vetëbesim.

Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, shkruan Kurti në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat