Detajet: Përfundon dëshmia e Clark/ Ish-komandanti i NATO-s mohon bazën e akuzave ndaj Thaçit

Aktuale

Detajet: Përfundon dëshmia e Clark/ Ish-komandanti i NATO-s mohon bazën e akuzave ndaj Thaçit

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 16:07 më 18.11.2025
Gjenerali Clark

​Clark përfundon dëshminë: Akuza për shitje organesh ishte dezinformim

Akuzat karshi ish-presidentit, Hashim Thaçi nuk janë të qenësishme, kështu potencoi ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Clark tha se në vitin 2020 nuk e dinte saktësisht për çka po akuzohej Thaçi, dhe se në mendjen e tij ishte akuza për shitje organesh, akuzë të cilën e konsideron thjesht dezinformim.

Clark: Akuza për shitje organesh ishte thjesht dezinformim

“Në fakt kur e kam bërë këtë deklaratë nuk e dija se cila ishin akuza. Akuza për të cilat mendoja unë në mendjen time kisha shitje organesh kam përshtypjen që në periudhën 2007-2008 kishte akuza ndaj UÇK-së për shitje organesh dhe unë personalisht atë e konsideroj të ishte thjesht dezinformim nuk më kujtohet se kur e kam kuptuar plotësisht se për çfarë bënin fjalë akuzat, por jam shumë i sigurt që në momentin kur e kam thënë këtë deklaratë unë se nuk e kisha idenë se cilat ishin akuzat e ngritura”, theksoi ai.

Në pyetjen e prokurorit, Matt Halling nëse Clark e dinte që UÇK kishte emëruar ndonjë komandant të saj, dëshmitari mohoi atë.

Duke cituar deklaratën e Clark “se ai nuk beson që do ishte e drejtë që t’i atribuohet sjellja e të tjerëve Hashim ThaçiT”, këtë e konfirmoi edhe vetë dëshmitari.

Sipas gjeneralit amerikan, Thaçi ishte person ambicioz e i artikuluar, por nuk kishte kontroll mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Clark:Thaçi ishte person ambicioz dhe i artikuluar

“Kjo është një akuzë që është vetëm pjesërisht relevante për proceset që janë pjesë e kësaj gjykate. Sepse si komandant strategjik asnjëherë nuk kemi pas mundësinë që të bëjmë kërkime dhe që të na vërtetohet ky qëndrim.

Thaçi thjesht rezultoi të ishte person ambicioz, i artikuluar, i prezantueshëm, por sa i takon kontrollit padyshim se nuk ka pas kontroll absolutisht nuk e kam parë një gjë të tillë sepse këto elemente nuk kishin atë lloj strukture që do kishte një organizatë normale, bëhej fjalë për persona grupe individuale për thjesht po luftonin për mbijetesën e tyre”, tha ai.

Në insistimin e prokurorit të ZPS-së nëse akuzat me të cilat ngarkohet Hashim Thaçi a janë të qenësishme apo jo, gjenerali amerikan potencoi se akuzat nuk janë të qenësishme.

Clark: Akuzat nuk janë të qenësishme

“Jo akuzat nuk janë të qenësishme”, deklaroi ai.

Gjatë marrjes në pyetje nga ZPS-së, prokurori, Matt Halling paraqiti një pjesë të librit të gjeneralit Mike Jackson nga një takim me Hashim Thaçin dhe komandantët e zonave përpara se të përfundonte demilitarizimi i UÇK-së. Ai madje e lexoi edhe nj pjesë të këtij libri ku thuhej se Hashim Thaçi kishte thënë i inatosur “askush nuk luan lojëra me UÇK-në“.

Halling: Thaçi na tha i inatosur “askush nuk luan lojëra me UÇK-në”

“Negociatat u bënë shumë të tensionuara…Thaçi na tha i inatosur “askush nuk luan lojëra me UÇK-në”. Ai na bërtiti duke e thënë këtë gjë. Në qoftë se ju mendoni se mund të na jepni ju neve udhëzime, atëherë e keni gabim dhe do ju vijë keq për këtë”, lexoi prokurori nga libri i Jackson.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark ishte dëshmitari i shtatë dhe i fundit i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Ëilliams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator dëshmoi edhe John Steëart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë. Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.

​“Millosheviqi dinak”, Clark: Nuk kam prova që UÇK ishte prapa spastrimit etnik të serbëve

Gjenerali amerikan, Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka deklaruar se nuk ka prova dhe dëshmi që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është prapa spastrimit etnik të serbëve.

Kjo përgjigje e gjeneralit nw pension Clark erdhi pasi prokurori, Halling ia paraqiti një dokument të një interviste nga gazeta “Shekulli”, ku pretendohej se ishin dëbuar rreth 170 mijë serbë, e që prapa kësaj qëndron UÇK-ja.

Clark: Nuk kam prova që UÇK ishte prapa spastrimit etnik të serbëve

“Unë nuk kam prova apo dëshmi që UÇK ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën”, tha ai.

Në pyetjen e prokurorit, Matt Halling nëse NATO-s i duhej të planifikonte edhe mundësinë e kundër sulmit serb, gjenerali amerikan e mohoi atë.

Clark: Nuk duhej planifikim për mundësinë e kundër sulmit serb

“Jo NATO-së nuk i duhej të planifikonte këtë gjë dhe nuk më ishte udhëzuar, nuk kisha marr asnjë lloj udhëzimi për një gjë të tillë megjithatë si komandant i përgjithshëm unë e ndjeva që të informoja vartësitë e mijë që të përgatiteshin për një situatë të pafat që mund të ndodhte siç ishte rasti i asaj që ndodhi në pistë në Prishtinë“, deklaroi Clark.

Në pyetjen se a ekziston një shqetësim i Clark që serbët mund të kthehen përsëri, ai tha se nuk mendonte se Serbia do të kthehej në Kosovë, por se si gjeneral ishte puna e tij të vlerësonte rreziqet.

Ai shtoi se Millosheviqi ishte personazh i zgjuar dhe dinak.

Clark e përshkruan Millosheviqin dinak

“Unë vazhdoja të isha i shqetësuar për mundësinë e agresionit serb jo vetëm në Kosovë por për gjithë rajonin... Jo pse kishte momente lufte, por për shkak të mungesës së marrëveshjes dhe për shkak të informacionit të vazhdueshëm që unë merrja me deklaratat e serbëve, inatin e serbëve dhe fakti që Millosheviqi ishte personazh i zgjuar dhe dinak që kishte mënyra të shumta për të funksionuar. Nëse t’i më kërkon që unë të bëjë një gjykim 25 vite pas nëse ka pas një lloj mundësie që BIA të kthehej në Serbi unë mund të them se sigurisht nuk kishte shans që Serbia të kthehet në Kosovë.. Por, ishte pjesë e përgjegjësive të mija si gjeneral që të merrja të gjitha përgjegjësisë dhe të bëja gjitha planifikim e nevoja në mënyrë që të sigurohesha që Serbia të mos të kthehej më”, tha ai.

Gjatë kësaj seanceZyra e Prokurorit të Specializuar nga Clark kërkoi të sqaroj nëse në Këshillin të Përbashkët për Zbatim janë diskutuar shqetësimet lidhur me arrestime dhe mbajtje dhe ndalim të personave të caktuar nga UÇK, Clark tha se nuk i kujtohet.

Kurse, kur nga ZPS u pyet nëse e dinte Clark që në KFOR nga UÇK ishte raportuar ndonjë krim Clark përsëri tha nuk i kujtohej.

Aktualisht, seanca gjyqësore ku po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të fundit të mbrojtjes së Thaçit për disa momente vazhdon të në sesion privat.

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara të Hagës e ka filluar dje, ndërsa është marrë në pyetje nga mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator dëshmoi edhe John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë. Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.

UÇK-ja spastroi serbët nga Kosova? – Clark: S’kisha prova e as dëshmi për këtë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Clark u pyet nga një prokuror nëse kishte dëshmi rreth dyshimeve se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte spastruar etnitetin serb nga Kosova.

Ish-komandanti suprem i NATO-s, jo vetëm që tha që nuk kishte dëshmi të këtij lloji, por shtoi se ka edhe indikacione që tregojnë të kundërtën.

“Unë nuk kisha prova apo dëshmi se UÇK ishte prapa kësaj, dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën”, u shpreh Clark.

Clark: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës

Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë në Hagë, tha se gjatë viteve të luftës në Kosovë, ishte i përgatitur për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të bënin ndaj popullit kosovar.

“Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tonë”, tha Clark.

Pos tjerash, ai tha se në Kosovë, nuk kishte marrëveshje paqeje deri në shtator të vitit 1999, madje siç thotë Clark, një situatë e ngjashme vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë së vendit në 2008-ën.

“Përgjegjësia ime ishte që ata [forcat serbe] të mos vinin më në Kosovë. Unë duhej të kisha një plan”, tha gjenerali amerikan.

Clark gjatë dëshmisë, thotë se Sllodoban Millosheviq ishte një personazh dinak, por që sipas tij, Serbia nuk do të kthehej në Kosovë pas përfundimit të luftës.

Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë?

Në ditën e parë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Clark, tha se nuk besonte se Thaçi ishte udhëheqës ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Clark, i cili e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999, tha se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen akte të dhunës pas çlirimit të Kosovës.

Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.

Ai tha se nuk e di nëse Thaçi ka luftuar dhe nuk ishte në dijeni për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Clark është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Thaçit dhe ai pritet ta mbarojë dëshminë të mërkurën.

Gjenerali Clark vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Speciale

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, i cili dje nisi dëshminë në Gjykatën e Hagës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, sot vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale.

Gjenerali amerikan, Clark dje gjatë dëshmisë së tij ka folur për takimin që ka pasur me Hashim Thaçin gjatë negociatave në Rambuje. Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak.

Clark, deklaroi se gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit. Për këtë të fundit ish-gjenerali i NATO-s, beson se nuk ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë kryer akte dhune.

Gjenerali Clark pritet të jetë dëshmitari i fundit, pas së cilës procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët, përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues.

Pas përfundimit të kësaj dëshmie, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes. Seanca e planifikuar paraprakisht për të premten, më 21 nëntor, është anuluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat